Dibra e madheFoto nga Dibra e MadheNe DiberTurizem dhe Tradite

Dibra e Madhe, bukurite natyrore te pazbuluara

DIBER-“Mirësevini në Dibër”! kjo tabele të uron mirëseardhjen në Dibrën e Madhe, në një qytet me 20 mijë banorë. Kemi udhëtuar nga Tirana drejt Dibrës përmes pikëkalimit kufitar të Qafë-Thanës. Lëmë pas Strugën, duke gjarpëruar mbi Drinin e Zi, një rruge plotë gjelbërim. Duke kaluar mbi luginën e Spiles, na shfaqet qyteti i Dibrës. Në hyrje të qytetit menjëherë bie në sy një xhami e madhe, me mur rrethues të gurtë, me minaret të larta dhe 100 dritare të gurta. Sipas banoreve, kjo xhami është ndërtuar në vitin 2012 për 100 Vjetorin e Pavarëisë, prandaj dhe është bërë me 100 dritare guri. Turizëm i përbashkët në trevat shqiptare. Ky është qëllimi i vizitës sonë në Dibrën e Madhe, në një qytet historik me vlera dhe tradita kulturore. Vendet që duhet të vizitosh janë të shumta. Kisha, xhami fabrika e jufkave apo linxhat janë disa prej tyre. Investimet bëhen nga vetë njerëzit ndërsa investime nga shteti Maqedonas pothuajse nuk ekzistojnë. Sapo mbërrijmë, na pret në zyrë kryetari i Komunës, zoti Ruzhdi Lata. Duke na uruar mirëseardhjen, zoti Lata bën një kronologji të Dibrës së Madhe, duke na prezantuar historinë, traditat, kulturën dhe mbijetesën në dekada të këtij qyteti. Kryekomunari Lata tregon edhe për situatën ekonomike, resurset natyre të këtij qyteti, duke na ftuar që Dibra e madhe të prezantohet ashtu siç është në të vërtetë. “Është mbajtur një qëndrim negativ historikisht për Dibrën dhe dibranët. Prej vitit 1913 kur bëhet invadimi Serb, gjenocidi Serb në Dibër e la qytetin nga 20 mijë banorë në 4 mijë banorë. Njerëzit shkuan në Elbasan dhe shumë u vendosën në Tiranë. Prej vitit 1913 në të gjitha sistemet që kanë kaluar në këtë vend qoftë ai i mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, qoftë ai i periudhës Bullgare apo ai i komunizmit por edhe pas tij, sikur Dibra në letrat e shkruara qeveritare e ka një pikë të zezë. Çështja dibrane ka qenë për politikën tmerruese dhe për dibranët nuk është investuar historikisht. Ajo që ka ndodhur me Dibrën nuk ka ndodhur me asnjë qytet tjetër në Ballkan. Një qëndrim degradues, jo njerëzor dhe diskriminues.”- u shpreh Lata. Rëndësia e rrugës së Arbërit për ekonominë e dy vendeve është shume e rëndësishme. Për kreun e Komunës, Zotin Ruzhdi Lata, kjo rruge është e nevojshme për zhvillimin ekonomik të komunës së Dibrës dhe do të sillte mundësi të thellimit të marrëdhënieve ekonomike në shkallë rajonale. Këto ishin pikat kyçe të fjalës së kryetarit të komunës së Dibrës, Maqedoni, gjatë një veprimtarie 2-ditore me gazetarë dhe operatorë turistik nga Shqipëria, të organizuar për herë të parë nga “Macedonia Invest” dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), për të promovuar bashkëpunimin në fushën e turizmit nga të dyja anët e kufirit. “ Kurjoziteti im më i madh ishte që ti shihja vetë pikat turistike. Prandaj erdhëm në këtë info tur dhe study tur. Pamë disa pika turistike që ne mund ti lidhim me ekskursionet. Gjëja ëm e rëndësishme ishin llixhat, ujërat termale që ofronin shërbime si për personat që janë në gjendje ekonomike jo të mirë por edhe për ata që janë të pasur.”- shprehet Braziljana Memushaj, nga AKT. “ Në bazë të prezantimit që na është bërë nga kryetari i Bashkisë së Dibrës dhe nga prezantimi që na është bërë për zonat turistike dhe pikat më tërheqëse që ofron zona e Dibrës mendoj që paketat turistike duhet të jenë më të shpeshta, më të volitshme dhe me një volum më të larmishëm të veprimit të tyre. Primare janë llixhat e Dibrës të njohura përsa i përket banjove kurative. Ndërkohë kemi edhe pikat e tjera që është ajo e kristalit që është një ndër veprimet më të mira që ka Dibra dhe nuk e njohin të gjithë,” shprehet Jona Hima, operatore turistike. Një moment shumë i veçantë i turit ishte edhe vizita në banjat e Dibrës, (llixhat termo-minerale) që janë shumë të famshme jo vetëm në rajon, por edhe në Europë për vetitë e tyre kuruese për trajtimin e shumë sëmundjeve. Përpos ujërave termalë, ekzistojnë edhe ndërtesa me një histori të veçantë. Një nga këto është edhe Xhamia e Sinqarit. Në vitin 1468, sulltan Mehmet II ose Mehmet Pushtuesi, siç njihet në histori për fushatat e shumta luftarake të ndërmarra, ndërtoi në zonën e Dibrës, Xhaminë e Sinqarit. Nga emri kjo do të thotë pendim. Kjo është nder 6 xhamitë e pare të ndërtuara në Ballkan. Një tjetër ndërtesë interesante është edhe manastiri i “Shën Gjergj Ngadhënjimtarit” , i cili ka një kopsht të bukur me trëndafila, dhe brenda tij besohet se janë një pjesë e eshtrave të Shën Gjergjit. Për sa i përket pasurive natyrore, Dibra është vendi i parë në Evropë për mineralin gips më cilësor me pastërti 99.9%. Vetëm dy zona ekzistojnë në botë, të cilat kanë gips me cilësi të tillë: njëra është në Dibër, ndërsa tjetra në Meksikë. Ndërkaq, një tjetër sipërmarrje e zonës është edhe prodhimi i jufkave, për të cilat mund të themi se janë makaronat tradicionale shqiptare, dhe për të cilat Dibra është e famshme për këtë prodhim të vetin. Thellimi i bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Maqedonisë do ishte me e madhe nëse do te ndërtohej rruga e Arberit. Këtë gjë e thekson edhe përfaqësuesi i “Invest Macedonia”, z. Fatos Mustafa, i cili në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, zhvilloi një tur historik në Dibër, për të thelluar bashkëpunimin turistik midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. “Dibër promo tur synon promovimin turizmit dhe bashkëpunimin ekonomik në të dyja anët e kufirit. Qëllimi i këtij promotori është që të rrisim paketat turistike ndërkufitare dhe rajonale. Gjithashtu të rrisim shkëmbimet tregtare dhe rritjen e investimeve midis vendeve me fokus qytetet ndërkufitare. Shkëmbimi tregtar midis vendeve është rreth 110 milionë euro dhe ne synojmë që këtë shkëmbim tregtar ta rrisim por jo vetëm atë por edhe investimet midis vendeve dhe turizmin.”- theksoi Fatos Mustafa Nuk mund te mos pyesnim për lumen Radika, dhe për projektin për për devijimin e tij. Radika rrjedh nga malet e Korabit, kalon gryken e Radikës dhe derdhet në liqenin artificial të Dibrës. Në gjithë rrjedhë e saj e sa kalon në parkun nacional të Mavrovës deri në derdhjen e lumit në liqen. Është e dalluar për rritjen e peshkut. Është një nga tre lumenjtë më të pasur në Evropë. Gjatë gjithë rrjedhës së saj ka një florë dhe faunë të pasur, dhe nëse bëhet devijimi I lumit atëherë pothuajse shkatërrohet e gjithë kjo florë dhe faunë. Në 1956 është bërë devijimi I parë I lumit me 30% të sasisë së tij, ku dhe sot e kësaj dite derdhet në liqenin e Mavrovës. Jo vetëm që ndikon në impaktin ekonomik të Dibrës së Madhe, por dhe të rrethit të saj. Kjo ndikon edhe në sasinë e ujit që derdhet në 4 kaskada të hidrocentraleve të shtetin shqiptar. (a.n/News24/BalkanWeb)

Admini

Administrator i shumë faqeve por qe i perkushtohem me shume eshtë "Ketu mblidhen Dibranet" në fb dhe instagram. Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: