AktualitetPersonaliteteSociale

Një këshillë për të qenë më vigjilent!

Nga Kreshnik Osmani

Korona eshte armik i padukshem qe vret.
Qeveria eshte armik i dukshem qe vret.
Injoranca eshte armik i dukshem dhe i padukshem qe vret.
Varferia eshte armik i padukshem qe vret.
Dorezimi eshte armik i padukshem qe vret.
Nenshtrimi eshte armik i padukshem qe vret.
Heshtja eshte armik i padukshem qe vret.

Forcat pronjerezim dhe antinjerezim sapo kane nisur nje beteje te pergjakshme qe nuk ndalet me Koronen. Eshte nje beteje per jete a vdekje qe sapo ka nisur dhe mund te zgjase deri ne 30 vjet. 10 vitet e para do te jene efektet me te forta. Pjesa me e madhe e njerezve qe me lexojne dhe kane respekt per gjerat qe them, sipas google- jane 25-55 vjec. Pas 30 vitesh me te vegjelit nder ju do te jene 55-60 vjec, ndersa ne me te rriturit ose jemi ne fund fare ose nuk do te jemi me. Kjo nese mbetemi gjalle dhe nuk del ndonje lufte biologjike tjeter rruges.

Te gjitha te dhenat e mesiperme tregoje qe ti je i vrare. Pra je i vdekur.

Ose prej Korones.
Ose prej Koleres qe do te vije.
Ose prej Kucedres.
Ose prej Qeverise.
Ose prej Injorances.
Ose prej Varferise.
Ose prej Nenshtrimit.
Ose prej heshtjes dhe dorezimit.

Me te zgjuarit nder ju (ne) jane ata qe kuptojne dhe thone, te rrime menjane qe mos te humbasim koken dhe gishtat, derisa te qartesohen gjerat. Pra le ta beje ndonje budalla, rebelimin dhe ne perfitojme. Pra, kapim ndonje gje dhe shijojme jeten. Te tjere pak me te sinqerte thone, ok e bejme rebelimin, por duam garanci qe nuk do ta hame. A thua se kane garanci keshtu te vdekur si jane. Eshte edhe kategoria qe nuk mbush fare qe jane rahat dhe shohin cica e shale ne instagram nga mengjesi ne darke duke u veteperkedhelur derisa te vije fundi i botes. Eshte edhe nje kategori, pak fare me e mencur se ata qe nuk mbushin fare dhe jane ata qe thone, politika eshte kurve ndaj me mirre rri urte dhe shih gomarin tend. Keta e hane te paret, por nuk e ndjejne as e kuptojne. Sepse lopa dhe delja shkojne te parat tek thika e kasapit dhe a e dini perse?! Ja po ua them: Sepse nje lope nuk di te beje kompromis me kasapin ndersa nje dhelper po.

Bukur!

Po reagimi a mund te vrase?
Pergjigja eshte thjesht, po.

I vetmi ndryshim ndermjet vrasjes se pare dhe vrasjes se dyte eshte se ne rastin e pare vrasja eshte 100% e sigurte. Ne rastin e dyte ka mundesi qe te triumfosh. Per rastin e pare nuk ka asnje histori ne bote qe dikush te kete shpetuar pa luftuar.
Per rastin e reagimit, eshte e mbushur historia e njerezimit me histori popujsh qe kur kane luftuar kane fituar.

Ti o i vdekur!

Kur je i vdekur, si mund te besh plane per jeten?
Kur e di qe je i vdekur, matematika me e thjeshte ne bote thote:

Po u dorezove je absolutisht i vdekur.
Po luftove edhe mund te shpetosh.
Si i bie me mire te dorezohesh apo te luftosh?

I vdekuri per t’i shpetuar luftes thote:

Une nuk luftoj se mund te ma bejne me hile dhe me shkon mundi dhe lufta dem.
Por nuk ben llogari qe nese dorezohet nuk eshte me ceshtje mundesie, por eshte perdhunim absolut dhe vdekje e sigurte.

Firauni u thote te vdekurve:

Vetem nese me degjoni mua do te shpetoni prej vdekjes.
Nese nuk me bindeni mua do ju shkaterroj.
Nuk ka te drejta per ju ne kohe vdekje, sepse nuk dua qe ju te vdisni prej Korones, por do ju vdes une me duart e mia.
Pra kemi nje lufte dhe nje konkurence te hapur ndermjet Firaunit dhe Korones se kush do te kryeje ekzekutimin tuaj.

Duke qene se Firauni ka pushtet te madh dhe nuk ka kundershtare, ka bere nje pakt me koronen dhe i ka thene:

E dashur Korone!

Ti do ti vrasesh ndersa une i dua te gjalle por te vrare, pra ne nje fare menyre te dyve na duhen te vdekur, por ne trajta te ndryshme te vdekjes. Mua Firaunit dhe magjistareve te mi, me duhen te vdekur te gjalle, sepse po me vdiqen te gjithe nuk kam me c’te qeveris. Ndersa ti i do te vdekur fare. Eja te bejme nje pakt bashke.

Kur te them une shfaqu ti dil neper rruge, perhapu neper ajer, futju ne mushkeri, bllokoja bronket, vdisi 20-30-50-100 dhe silli tek une ne spital. Une u them futuni me vrap ne shtepi se ju griva. Ata futen ne shtepi, ti futesh si ata dhe ne fund une dhe doktoret e mi dalim dhe une themi qe i shpetova une. Po qe nevoja u them doktoreve qe te thone se korona do te rikthehet serish dhe do ju grije.

Kete pune e zgjasim disa muaj dhe po qe nevoja disa vite, dhe ata do te lodhen dhe do te me nenshtrohen. Do te vijne tek une te me pergjerohen qe t’i le te gjalle. Aty vendosim bashke kë te vdesim dhe ke ta leme gjalle. Nuk ka me protesta, as demostrata, as opozite, as zgjedhje, asgje prej gjeje dhe u themi qe nuk ka per te patur kurre sepse bota nuk ka per te qene me sic ka qene. Keshtu une sundoj sklleverit e mi gjysme te vdekur, ndersa po te kesh ti ndonje preference ta vdes une dhe ta jap te vdekur ty.

Keshtu fitojme te dy!

Shqiptare!

E vetmja mundesi per te shijuar jeten tuaj te mbetur eshte te luftoni per te mbetur gjalle. Po ju vrau Firauni nuk do te mund te luftoni me!

Admini

Administrator i shumë faqeve por qe i perkushtohem me shume eshtë "Ketu mblidhen Dibranet" në fb dhe instagram. Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: