AktualitetBulqizeLajme nga DibraNe Diber

Lajme nga Bulqiza

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër

Bulqizë

Kundërshtuan dhe penguan me forcë gjatë kryerjes së detyrës, punonjësit e Policisë Rrugore, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore, ndëshkimin e personave që qarkullojnë pa leje drejtimi apo pa dokumentacionin përkatës, si dhe në kuadër të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë kontrolleve të shtuara në terren për këtë qëllim, në vendin e quajtur “Kthesa e Boçevës”, kanë konstatuar dhe i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me drejtues shtetasin A. T.

Punonjësit e Policisë Rrugore i kanë kërkuar drejtuesit të mjetit që t’u tregonte dokumentacionin e mjetit, por drejtuesi i mjetit, shtetasi A. T., nuk e kishte me vete lejen e drejtimit. Ndodhur në këto kushte, punonjësit e Policisë Rrugore i kanë marrë dokumentacionin tjetër të mjetit dhe i kanë kërkuar shtetasit A. T. që mëngjesin e datës 29 prill, të paraqiste te Policia Rrugore lejen e drejtimit, me qëllim tërheqjen e dokumentacionit të mjetit.

Shtetasi A. T., i ndihmuar nga vëllai i tij F. T. dhe pasagjeri që ndodhej në mjet E. D, i kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, duke tentuar t’u marrin dokumentacionin e mjetit.

Punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar forcërisht në komisariat dy vëllezërit, ndërsa shtetasi E. D, arriti të largohej së bashku me automjetin, por u kap dhe u shoqërua në komisariat në orët e vona të mbrëmjes datë 28.04.2020.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. T., 23 vjeç dhe F. T., 28 vjeç (vëllezër) dhe E. D., 22 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Admini

Administrator i shumë faqeve por qe i perkushtohem me shume eshtë "Ketu mblidhen Dibranet" në fb dhe instagram. Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: