Aktualitet

COVID-19/ Ministri i prerë: 2 metra larg, s’ka dasma as fejesa e ditëlindje

Ne Kosove

Gjatë këtij viti nuk do të lejohet organizimi i dasmave, fejesave, ditëlindjeve e ceremonive mortore në Kosovë. Kështu bëri të ditur gjatë një konferencë për media Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kjo pasi, sipas tij, ky nuk do të jetë një vit normal.

“Ky nuk do të jetë një vit normal dhe sa më shpejtë që e kuptojmë aq më lehtë do ta kemi edhe ta përballojmë edhe ta kalojmë më shpejt. Këtë vit ndoshta nuk do të ketë festime ditëlindjesh me miq, fejesa, ahenjge, martesa e nuk do të kemi as ceremoni mortore me tubile.

Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të festojmë ditëlindjet, se nuk do të fejohemi apo martohemi, por pa të ftuar dhe pa grumbullime”, tha Vitia para gazetarëve, gjatë prezantimit të fazave për kthim në normalitet.

Ministri në detyrë tha se ky vit do të jetë vit i distancës 2 metra, i maskave, i dorëzave dhe i higjienës personale, “sa më shpejt ta kuptojmë këtë aq më të përgatitur do të jemi”./Ekspress

Admini

Administrator i shumë faqeve por qe i perkushtohem me shume eshtë "Ketu mblidhen Dibranet" në fb dhe instagram. Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close
%d bloggers like this: